Aktualitet Botë e Çuditshme

I riu nga Shqipëria gjen portofolin me 700 euro dhe ia kthen të zotit, gjest për t’u duartrokitur!

Një akt fisnik ka bërë një shqiptar në Itali, i cili ka gjetur një portofol me para dhe e ka dërguar në polici. Mediat italiane bëjnë me dije se një 32 vjeçar shqiptar që jeton në Modena ka gjetur një portofol me 700 euro dhe e ka dorëzuar në komisariat. Mediat italiane shkruajnë:

Burri, me origjinë nga Shqipëria, e ka çuar menjëherë portofolin e gjetur në qendrën e kontaktit të komisariatit lokal, jo shumë larg nga ku kishte humbur.

Në pak orë policia ka arritur që të gjejë pronarin që kishte humbur portofolin, pasi në të kishte dhe kart identiteti. 32-vjeçari është kontaktuar me telefon dhe pak më pas ka shkuar në komisariat dhe ka marrë portofolin.