Sport

Ibra mbush 40-vjeç, Milan e uron, Usain Bolt e provokon!

Zlatan Ibrahimović sot feston 40-vjetorin e lindjes. Për sulmuesin e lindur më 3 tetor në Malmo të Suedisë, ky është një përvjetor jubilar, jo dhe aq i ëmbël. Për shkak të disa problemeve fizike, Ibra nuk është në formën më të mirë, por mbetet i vendosur të mos dorëzohet. Një prej futbollistëve ende aktivë ndër më të vlerësuarit në botë, Ibrahimović numëron 31 trofe të fituara gjatë karrierës së suksesshme.

Milani, klubi ku luan në Serinë A, i përcolli urimet në mesnatë:

Edhe këtë vit, bota pati privilegjin të kryejë një xhiro të plotë rreth Ibras: Gëzuar Ditëlindjen, Zlatan!

Ndërkaq, sprinteri i tërhequr xhamajkian Usain Bolt, i konsideruar si më i madhi i të gjitha kohërave, zgjodhi ta ngacmojë me një videomesazh, në faqen në Instagram të kuqezinjve.

Ti nuk krahasohesh me njerëzit, ke gjetur njërin të nivelit tënd. Urime, por mbaj parasysh se unë jam më i miri!