Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”. Fituesin e edicionit të parë të “Big Brother VIP” do ta shikoni shumë shpejt në ekranin e Top Channel, pasi do të jetë kryetari i jurisë së “Dancing With The Stars”.
Teksa foli për rolin e tij në programin më popullor të kërcimit, moderatorët e “Wake Up” e ngacmuan paksa edhe në lidhje me “BIG Brother VIP”. I pyetur se kë nga personazhet e njohur të ekranit do të dëshironte të shikonte në edicionin e tretë, Iliri u shpreh se nuk kishte një emër, pasi e kapën si pa mendje.
Por kë do të rikthente në “Big Brother VIP?”. Balerini i njohur tha tre nga emrat më të përfolur të dy edicioneve të ‘reality show-t’.
Do ktheja Luizin, Ilirin dhe Donaldin. Ndoshta do vijë një ditë…
I pyetur se kush do të ishte fituesi, Iliri u shpreh:
Atë e di sovrani.