Celebrities Gossip Showbiz

Ish- konkurrentja e “Për’Puthen” shtatëzënë?

Një nga vajzat e para që erdhi në “Për’Puthen” si konkurrente, megjithatë rrugëtimi i saj ishte shumë i shkurtër është Fjorela Peto. Fillimisht, Fjorela u prezantua si një vajzë që vinte nga qyteti i Fierit që pëlqente botën e modelingut dhe televizionit. Ajo tregoi në prezantimin e saj se nuk ju kishte thënë asgjë prindërve për pjesëmarrjen e saj në program.

Megjithatë, duket se “Për’Puthen” nuk ishte vendi ku ajo do të gjente dashurinë, pasi pak pas hyrjes së saj dhe daljeve në takime me djemtë, ajo deklaroi se është njohur me dikë jashtë e tërheq më shumë se djemtë brenda.

Mendjen e kam te njohja jashtë se sa tek djemtë këtu.

Jo të sigurta, por disa burime pranë familjes së ish-konkurrentes kanë zbuluar se Fjorela është në pritje të ëmbël dhe se shumë shpejt do të bashkëjetojë me partnerin e saj në Belgjikë.

Së fundmi, edhe vetë ish- konkurrentja e “Për’Puthen”, ndryshe nga më herët ka nisur të publikojë në llogarinë e saj në Instagram fotografi ku duket shumë larg kamerës ose thjesht ‘selfie’ duke na shtuar kështu edhe më shumë dyshimet.

 

Gjithashtu, në një event ku Fjorela ka qenë prezente është fotografuar pa mendje dhe barku i saj duket i fryrë.

 

Epo, nëse fjalët janë të vërteta i urojmë Fjorelës një shtatëzëni të mbarë!