Celebrities Showbiz

Ish-truproja i Michael Jackson, Matt Fiddes, zbulon sekretet e këngëtarit të ndjerë!

Këngëtari i njohur Michael Jackson është akuzuar shpeshherë para dhe pas vdekjes për abuzim seksual me fëmijë të mitur dhe disa nga rrëfimet që kanë dalë në dritë kanë tronditur gjithë opinionin publik. Në vitin 2019 u publikua dokumentari i tij “Leaving Neverland”.

Përreth 4 orë në këtë dokumentar Rade Robson dhe James Safechuk rrëfyen historitë e tyre sesi janë abuzuar seksualisht kur ishin fëmijë nga Jackson. Në atë kohë pas këtij skandali mediatik, shumë stacione radiofonike ndaluan së transmetuari këngët e të ndjerit.

Më herët është përfolur se artisti ka pasur dhe një dhomë sekrete për fëmijë, por të vërtetën e dinin vetëm personat që kanë qëndruar pranë tij. Ish-truproja e Jackson, Matt Fiddes, ka zbuluar se si qëndron e vërteta dhe çfarë kishte realisht brenda shtëpisë së këngëtarit. Ai shprehet se:

Kritikuesit përpiqen të tregojnë se ai ndërtoi një dhomë sekrete për fëmijë, por të gjithë ishin aty kur ai bleu shtëpinë dhe në të vërtetë ajo ishte një dhomë paniku. Ai ishte një multi-miliarder dhe ishte shumë normale të kishte një dhomë paniku…mund të shtyje derën dhe ai kishte gjëra atje për t’a kënaqur për disa ditë derisa problemi të zgjidhej.

Fiddes vijon:

Shumë herë njerëzit donin të futeshin brenda dhe alarmet fikeshin dhe stafi i thoshte të futej në dhomën e panikut. Kështu, ajo nuk ishte një dhomë sekrete. Është gjëja më qesharake që njerëzit mund të shpiknin.

Për të gjithë fanatikët e mbretit të muzikës ‘pop’ duket se ka një surprizë. Matt ka treguar gjithashtu se fansat e Michael mund të dëgjojnë së shpejti ndonjë këngë të re, të papublikuar më parë prej tij.

Mendoj se ka më shumë albume që do të publikohen. Mendoj se do të ketë një biopik (film për një personazh të fanshmëm) pak a shumë si ai i Freddie Mercury.