Celebrities Gossip

“Ishte një dështim total…” shprehet Elhaida Dani, por për çfarë?!

E ftuar në një emision të ndjekur në Shqipëri, këngëtarja shumë e njohur Elhaida Dani, ka treguar dhe zbuluar pothuajse çdo gjë rreth karrierës së saj, ku ajo u ndal në disa momente shumë të rëndësishme për të dhe që kanë lënë shenjë.
‘Vajza e fitoreve’, që arrin të fitojë çdo konkurs e mund të rrëmbejë çmime kudo, ka shprehur se në fillimet e saj ajo ka humbur dhe këtë gjë nuk e ka pritur fare mirë.

Gjatë kohës që artistja ishte pjesë e kompeticioneve muzikore, më saktë atë të “Ethet”, ajo është përballur me dështimin e saj të parë, madje ka menduar dhe se muzika e kënga nuk ishin një armë e fortë për të, e se ndoshta duhet të hiqte dorë.
Elhaida ka rrëfyer që kanë qenë momentet më të këqija në jetën e saj, ajo u eleminua në raundin e dytë dhe atë vit konkurronin këngëtare me eksperiencë si, Xhensila Myrtezaj, Kejsi Tola apo Dorina Garuci. Pas atij momenti, pasi kishte ardhur nga Shkodra në Tiranë vetëm për këto audicione, ajo kishte menduar mos të kapte më mikrofon në dorë. Madje rrugën e kthimit, ka treguar se e ka bërë me lot në sy dhe se prindëri e saj ishin ata që i qëndruan afër.

Thash ok e provova, nuk është gjëja ime, kurrë më në jetën time s’do kap një mikrofon në dorë. E kam bërë atë rrugën nga Tirana deri në Shkodër duke qarë dhe tani më mbushen sytë me lot, se babit i dhimbte zemra dhe nuk dinte çfarë të më thoshte. Babi dhe mami më qëndruan afër.

Pas kësaj ngjarje, ajo i mblodhi sërish forcat dhe nuk e la me aq, mori pjesë në “Star Academy”, ku dhe fitoi çmimin e parë.
Krenaria e Shkodrës mban shumë trofe në shtëpinë e saj, duke nisur me Star academy, më pas Top Fest, The Voice Of Italy dhe në 2014, fituese e Festivalit të Këngës në RTSH, nga ku nisi rrugëtimi i saj për në Eurosong 2015, ku ishte përfaqësuese e Shqipërisë.