Celebrities Gossip Showbiz

Ishte vetëm 10-vjeçe kur pozoi nudo dhe luajti rolin e një prostitute, Brooke Shields: “Nuk e kuptoj se si nëna ime më lejoi…”!

Aktorja e njohur Brooke Shields ka thënë së fundmi se kurrë nuk do t’i linte fëmijët e saj të merrnin pjesë në ‘pornografi’, ndaj së cilës ajo ishte e ekspozuar nga nëna e saj që në moshë të re. Aktorja ishte vetëm 11-vjeçe kur u detyrua të puthte Keith Carradinen, atëherë 27-vjeç, në filmin e vitit 1978 “Pretty Baby”, në të cilin ajo luante rolin e një prostitutë. 57-vjeçarja theksoi se nuk e kuptoi se si nëna e saj, Teri Shiels, nuk ndërhyri pasi zbuloi se vajzat e saj, Rowan, 19-vjeçe dhe Grier, 16-vjeçe, refuzonin ta shikonin atë.

Në një klip nga dokumentari i ardhshëm “Pretty Baby”, Rowan tha: “Është pornografi për fëmijë! A do të na kishit lejuar ta bënim këtë në moshën 11-vjeçare?”. Shields përgjigjet ‘Jo’ e pushtuar nga emocionet. Duke kujtuar bisedën, ajo tha për The Sunday Times:

Kjo ishte e vështirë për mua, të mos justifikoja nënën time ndaj tyre, por kur ato e pyetën, mendova: “O Zot, duhet ta pranoj këtë”.

Nëna e yllit ishte e varur nga alkooli, derisa ndërroi jetë në vitin 2012. Shields u shpjegoi dy vajzave të saj se nuk do t’i linte kurrë të shikonin filmin në të cilin ajo puthi një 27-vjeçar, ndërkohë që shfaqej edhe nudo. Rikujktojmë, se dokumentari me dy pjesë, i titulluar gjithashtu “Pretty Baby” do të shfaqet premierë më 3 prill në Hulu. Me regji të Lana Wilson, dokumentari e ka marrë emrin nga filmi i Louis Malle i vitit 1978 “Pretty Baby”, të luajtur nga Shields, në New Orleans në 1917.