Aktualitet

Italiania “INC” ndërtuesja e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hekurudha Tiranë-Durrës do të ndërtohet nga italiania INC që u shpall fituese e tenderit. Siç njofton Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, “INC me ofertën  69.7 milionë euro”. Kompania është ndër më të njohurat në Itali në fushën e infrastrukturave të mëdha.

“Sipas njoftimit zyrtar të BERZH në tender shprehën interes 3 kompani dhe fituese u shpall INC SPA pasi paraqiti ofertën më të ulët”.

Projekti i Hekurudhës Tiranë-Durrës është pjesë e Korridorit Mesdhetar me kosto totale 92.1 milionë euro. Granti prej 35.5 milionë eurosh mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor ndërsa 36.9 milionë nga kredia e BERZH-it. Pjesa e mbetur do të financohet nga Qeveria shqiptare.