Showbiz

E çmendi rrjetin! Ja çfarë bëri Era Istrefi për fansat

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, ajo po vazhdon t’i mbajë të azhurnuar fansat me postime të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Krijuesja e hitit të famshëm “Bon Bon” kësaj radhe i është bashkuar trendit më të ri në Instagram, postimit të fotove që ua kërkojnë ndjekësit.

“Ju duke bërë twerk”, -ka qenë kërkesa e një ndjekësi, ndërsa Era nuk ka ngurruar dhe e ka postuar menjëherë.

Bukuroshja shfaqet shumë provokuese dhe tërheqëse, mesa duket këtë video e ka realizuar kohët e fundit duke u bazuar te pamja e saj.