Lifestyle

Ja çfarë duhet të dini për 21 Qershorin, ditën më të gjatë të vitit!

Në vitin 2022, solstici i qershorit ndodh më 21 Qershor, pra praktikisht ka ndodhur sot duke shënuar ditën e parë astronomike të verës. Solstici festohet nga shumë kultura në mbarë botën. Në Hemisferën Veriore, solstici i qershorit ndodh kur Dielli udhëton përgjatë rrugës së tij më veriore në qiell. Kjo shënon fillimin astronomik të verës, në gjysmën veriore të globit. Në Hemisferën Jugore, është e kundërta. Solstici i qershorit shënon fillimin astronomik të dimrit, kur Dielli është në pikën e tij më të ulët në qiell.

Kur është solstici veror? Solstici i qershorit ndodhi sot në orën 5:14 të mëngjesit. Ky solstic shënon fillimin zyrtar të verës në Hemisferën Veriore, që ndodh kur Toka arrin në pikën në orbitën e saj ku Poli i Veriut është në animin maksimal (rreth 23,5 gradë) drejt Diellit, duke rezultuar në ditën më të gjatë dhe natën më të shkurtër të vitit kalendarik. Me ditën më të gjatë, nënkuptojmë periudhën më të gjatë të orëve të dritës së diellit.

Në ditën e solsticit të qershorit, Hemisfera Veriore merr rrezet e diellit në këndin më të drejtpërdrejtë të vitit. Në Hemisferën Jugore, solstici i qershorit shënon fillimin e dimrit. Kjo është dita më e gjatë e vitit. Dielli do të lindë në orën 05.07 minuta dhe do të perëndojë në 20.17, gjithsej 15 orë, 9 minuta e 48 sekonda. Në vende të ndryshme, ndryshon edhe gjatësia e ditës. Kjo varet nga vendi ku jeton. Në Alaska ka thuajse 24 orë dritë dielli, ditën e solsticit.

Solstici veror në Hemisferën e Veriut bie çdo vit, në varësi të vendndodhjes, nga data 20 në 22 qershor dhe është dita kur Dielli është në pikën më të lartë, para nga Hemisfera e Veriut. Në Hemisferën e Jugut kjo ndodh në datat 20 deri 22 Dhjetor, kur Hemisfera e Veriut përjeton solsticin dimëror dhe ditën më të shkurtër të vitit. Edhe pse stina e verës është në muajin e parë, pas datës 21 Qershor ditët, ende më të gjata se sa nata, fillojnë të shkurtohen edhe pse në mënyrë të pandjeshme.