Celebrities Gossip Showbiz

Ja çfarë ha Emina Çunmulaj në Range Rover-in e saj në Los Angeles!

Emina Çunmulaj padyshim që është një nga modelet më të njohura shqiptare, e cila jeton në SHBA së bashku me familjen e saj, bashkëshortin dhe dy vajzat e saj. Ajo ka njoftuar se së shpejti do të bëhet nënë për herë të tretë dhe nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Emina shpesh dallohet për karakterin e saj pa asnjë kompleks dhe modelja nuk ka pasur turp të thotë se kur ka jetuar në Shqipëri, ka mjelë dhe lopë në fshat.

Së fundmi, Emina ka postuar një video në “InstaStory”, teksa është duke i dhënë makinës së saj luksoze, Range Rover rrugëve të Los Angeles-it. Modelja shihet ndërsa nxjerr nga çanta dy kastraveca dhe i nis t’i kafshojë ato duke i shijuar në maksimum.

Modelja ka qenë në shoqërinë e mikut të saj, fotografit Artan Korenica. Ka qenë ai i cili e ka filmuar modelen dhe më pas ajo e ripostuar në “Instagram”-in e saj. Duhet thënë se Emina ka shumë sens humori, por mbi të gjitha ne e vlerësojmë atë për natyrën e saj të pandrojtur.

Rikujtojmë se, para pak ditësh Emina Çunmulaj na tregoi pak nga atmosfera e ngrohtë në shtëpinë e saj me dy vajzat dhe bashkëshortin. Supermodelja është në pritje të ëmbël këtë herë të një djali dhe shumë pak nga ardhja në jetë e tij, ajo i dedikoi atij fjalët më të ngrohta.