Celebrities Film & Tv

Ja detajet e reja për serinë e ardhshme të filmit “The Matrix”!

Rikthehet një nga filmat më të pëlqyer dhe më të realizuar të vitit 1999, “The Matrix”. Sipas pamjeve të para të publikuara nga Warner Bros, në rolet kryesore do të jenë në rolin e Neo dhe Carrie Anne Moss në rolin e Trinity.

Studioja ka publikuar titullin e plotë të këtij filmi dhe titulloht “The Matrix: Resurrections”. Reeves dhe Moss vazhdojnë të pëlqehen në ekran edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga xhirimet e filmit të parë “The Matrix”.

Në pjesën e fundit, ata të dy jetojnë në një botë ku edhe dashuria e tyre që ndryshon universin është zhdukur. Dy protagonistët e filmit nuk mbajnë mend çfarë kanë qenë në të kaluarën. Neo i tregon psikiatrit të tij, luajtur nga aktori Neil Patrick Harris, për kujtimet e tij dhe e pyet:

A jam unë i çmendur?

Më pas ai takohet me Trinity në një kafene dhe historia fillon përsëri. Warner Bros nuk dha asnjë detaj në lidhje me ecurinë e filmit, në të cilin Lana Wachowski do të jetë regjisore. Në “Matrix: Resurrections” marrin pjesë dhe aktorët Yahya Abdul-Mateen II, Jessica Henwick, Jonathan Groff, Jada Pinkett Smith dhe Daniel Bernhardt. Filmi pritet të dalë në kinema dhe në platformën HBO Max më 22 Dhjetor të këtij viti.