Celebrities Gossip Showbiz

“Ja ku e ke derën…”, agravon debati mes Luizit dhe Kiarës!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë debatuar, pasi këngëtari i prishi misionin sekret që kishin vajzat. Moderatorja i tha se ‘nëse nuk respekton limitet e saj, ja ku e ke derën’.

Kiara: Më ke thënë ‘nuk ke parë gjë akoma’, ama ka ca limite dhe limitet e mia ti duhet ti respektosh. Nëse nuk i respekton, vazhdo, ja ku e ke derën. E po ta them me sinqeritetin më të madh…

 Luizi: Cilën derë?

Kiara: Derën aty

 Luizi: Të dal jashtë?

Kiara: Po. E di si jam? Se mbase nuk më njeh mirë. Sado që ta dua një njeri me zemër me shpirt, kam dhe forcën që ta stopoj vetën kur shoh që gjërat nuk shkojnë.

Luizi: Je duke e stopuar tani?

Kiara: Tani nuk po stopoj. Nëse ti nuk i respekton limitet e mia, ja ku e ke derën, nëse vazhdon të mos i respektosh.

Eva Alikaj ka disa ditë që është bërë pjesë e shtëpisë e ndonëse në fillim e kishte pak vështirë derisa të ambientohej e duket se ditën e sotme e ka treguar gjithë energjinë e saj. E veshur me bikini dhe duke ngrënë banane, Eva ka shijuar diellin e mëngjesit duke marrë rreze dhe duke kërcyer nën ritmet e muzikës, që Vëllai i Madh vendos çdo mëngjes për banorët. Luizi dhe Shpati gjithashtu kanë qenë në oborr dhe për një moment janë hutuar duke parë Evën.