Film & Tv

Ja kur do të publikohet filmi “Twist”, pjesë e të cilit është Rita Ora!

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora ka kohë që nuk ka sjellë projekte të reja muzikore, por është angazhuar në disa fusha të tjera. Diva e muzikës pop, ka punuar për projektin filmik “Twist”, i cili tashmë është finalizuar dhe pritet që së shpejti të dalë në treg. Me anë të një postimi në Instagram, Rita njoftoi se filmi do të publikohet më 29 janar  në “Sky Cinema”.

Para pak kohësh, Ora bëri bujë të madhe mediatike për shkak të thyerjes së rregullave të pandemisë. Këngëtarja organizoi një festë madhështore me rastin e ditëlindjes së saj dhe më pas udhëtoi drejt Egjiptit e u kthye sërish në Londër pa kryer testin e COVID-19. Për shkak të shkeljes së rregullave këngëtarja mori një gjobë të majme dhe u detyrua të kërkonte falje publikisht.

Mirëpo ndëshkimet duket se nuk kanë të ndalur për të. Së fundmi, është mësuar se dy kompanitë me të cilat këngëtarja kishte lidhur një kontratë, EE dhe Apple, kanë vendosur të mos bashkëpunojnë më me Ritën. Sipas mediave të huaja, këngëtarja i ka ndërprerë në heshtje kontratat me kompanitë para kohe.