Bota

Ja kur nis gjyqi ndaj ish-Presidentit Donald Trump!

Në Senatin Amerikan, gjyqi ndaj ish-Presidentit Donald Trump fillon më 8 shkurt. Datën e bëri të ditur senatori demokrat Chuck Schumer, udhëheqës i shumicës në Senat ku pas dy ditësh, Dhoma e Përfaqësuesve dorëzon zyrtarisht akuzën. Trump akuzohet “Për nxitje të protestave të dhunshme” lidhur me sulmin e 6 janarit ndaj Kongresit dhe 5 persona humbën jetën, mes tyre një polic.

Dhoma që bashkë me Senatin përbëjnë Kongresin Amerikan e miratoi javën e kaluar akuzën ndaj ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë. Në gjyqin ndaj Trump-it, senatorët do të veprojnë si prokurorë ndërsa ekipit mbrojtës të ish-presidentit i jepet kohë të përgatitet për të prezantuar argumentet në proces.

Gjatë kësaj periudhe, Senati pritet të vazhdojë me punët e tjera, si emërimet në administratën Biden apo miratimin e paketës në përgjigje të krizës së COVID-it, për të ndihmuar miliona amerikanë. Më herët, senatorët republikanë kërkuan shtyrje të procesit deri në mes të shkurtit, por demokratët nuk duan të humbasin kohë.