Showbiz

Ja përse kjo foto e Paris Jackson tmerroi publikun

Modelja dhe aktorja e famshme Paris Jackson e ka trupin e saj të mbuluar me shumë tatuazhe të babait të saj të ndjerë, mbretit të muzikës pop, Michael Jackson.

Këto tatuazhe tregojnë se sa shumë ajo e ndjen mungesën e tij dhe së fundmi e ka bërë këtë edhe duke postuar një foto e cila nuk është pritur mirë nga publiku.

Paris ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të montuar me photoshop pranë së cilës është vedosur këngëtari i ndjerë i cili mbështet dorën tek supi i saj në përpjekje për ta përqafuar.

Në foto gjithashtu shfaqet edhe mamaja e saj, ish partnerja e Jackson, Debbie Rowe. Teksa një pjesë kanë menduar se kjo foto është shumë e ëmbël dhe shfaq shumë dashuri, pjesa tjetër e kanë vlerësuar si të frikshme dhe të çuditshme.

Fansat e saj mendojnë se kjo foto të ngjall frikë pasi duket sikur Michael Jackson është rikthyer në jetë.