Celebrities Gossip Showbiz

Ja si do të titullohet kënga e re e Yll Limanit!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Ylli ka treguar se do të publikojë disa surpriza, por i ka gati të gjitha këngët verore që do të publikojë për sezonin veror që është shumë afër. E para disa ditësh Ylli na ka zbuluar se videoklipin e këngës së ardhshme e ka xhiruar jashtë Shqipërisë dhe sot ka postuar një video teksa këndon një pjesë të saj duke kërcyer në rrugë. Artisti na ka zbuluar gjithashtu se kënga do të titullohet “U Kry”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Gjithmonë jemi mësuar me postimet e tij shpesh ‘funny’ dhe nga përditshmëria, por më e fundit ka qenë jo vetëm e tillë por dhe shumë e ndjerë nga ana e këngëtarit, i cili teksa shfaqet duke hekurosur rrobat ankohet se është lodhur duke e bërë këtë gjë për familjarët gjatë gjithë jetës duke imituar kështu nënat shqiptare që gjithmonë kujdesen deri në detaje për gjithë familjen.