Mbretëresha e muzikës pop po e përballon karantinimin dhe distancimin social si të ishte në të vërtetë një e tillë.
Mbrëmjen e kaluar ajo i ka treguar fansave, përmes një fotoje se si po shkon për të distancimi social e gjithashtu si po e përballon dhembjen në gjurin që operoi pak javë më parë.
Për 61-vjeçaren gjithçka zgjidhet me një koktejl të bërë vetë në kushte shtëpie. Kjo nuk është hera e parë që Madonna na zbulon se zgjidhja për problemet e saj është alkooli shqeto pasi ajo është shfaqur disa herë e dehur në shfaqet e saj live.