Celebrities Film & Tv Showbiz

“Jam i bindur që do të fitoj…”/Ja kush është Lidi Delia, banori më i ri i “Big Brother VIP 3”!

Lidi Delia është banori më i ri i “Big Brother VIP Albania 3”, i cili hyri brenda shtëpisë mbrëmjen e djeshme. Në klipin prezantues teksa foli për jetën dhe profesionin, ai cilësoi Romeon si banorin më pozitiv dhe Julin më negativin. Ai u shpreh për veten e tij:

Unë jam Lidi Delia me profesion moderator, animator. Për mua të jesh animator nuk është profesion por stil jete, ku aventurat kërcimet dhe lojërat janë pjesë e jetës sime. Jam 32 vjeç, jam lindur në Fushë Arrëz Pukë, jam rritur në Tiranë por prej 10 vitesh jetoj në Prishtinë. Jam prindër i dy fëmijëve. Për mua banori më pozitiv është Romeo, kur nuk qan por qesh. Banori më negativ është Juli, kur nuk i bindesh lojës që ai dirigjon. Ndër pikat e mia të forta është komunikimi dhe t’i çoj gjërat deri në fund. Po të isha në pozitën e Julit dhe Romeos do fitoja 10 “Big Brother-a” rresht. Ndoshta është mundësia të fitohet me një personazh si unë, jam i bindur.

Lidi Delia hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” si vëllai i Heidit, pas misionit sekret që vëllai i Madh i dha asaj. Nëse misioni nuk do të zbulohet nga banorët, çmimi i madh do të rritet me 10 mijë euro.

Heidit do i duhet të vazhdojë misionin sekret sikur ai është vëllai i saj, të cilin nuk e ka takuar prej vitesh dhe nuk ia njeh as fëmijët. Për ta bërë më të besueshme, Lidi takoi edhe Romeon, ndërsa ky i fundit u shfaq i emocionuar.