Bota Botë e Çuditshme

Janë mbi 100-vjeçe dhe shijojnë jetën në maksimum, ju njohim me Daisy, Irene dhe Phyllis!

Tre mikesha të moshës mbi 100-vjeçe kanë zbuluar sekretet e tyre të jetëgjatësisë. Daisy, Irene dhe Phyllis, të cilët jetojnë të gjithë në të njëjtën azil në Essex, thonë se ato ende qeshin dhe shijojnë jetën në maksimum. Secila ka përjetuar luftëra botërore dhe humbjen e njerëzve të dashur. Por tani ato thonë se lumturia, qëndrimi aktiv, kalimi i kohës me familjen, marrja e ajrit të pastër dhe natyra janë sekreti për të ndihmuar në një jetë të gjatë.

Daisy Taylor, që mbush 104-vjeçe këtë muaj, tha ajo shfrytëzon çdo ditë dhe i pëlqen të ketë familjen e saj të madhe pranë për ta bërë këtë. Ajo tha:

Takohemi të gjitha dhe shijojmë jetën, e pres me padurim. Unë e jetoj jetën në maksimum. Jam gjithmonë në lëvizje, nuk më pëlqen të ulem.

Daisy, e cila ka dy vajza pranon se ka dashur gjithmonë të qëndrojë aktive. Kujdestarët e saj thonë se ajo shumë e shpejtë në aktivitete. Daisy thotë se ajo u takua me burrin e saj të quajtur Ramon në moshën 19-vjeçare gjatë një kërcimi dhe dyshja u martuan 39 vjet para se ai të vdiste në moshën 60-vjeçare.

Deri më tani, rekordin e njeriut më jetëgjatë e mban Jeanne Calment, një gruaje franceze e cila ndërroi jetë në moshën 122-vjeçare. Por një studim i ri ka arritur në përfundimin se ne jemi ende ‘larg’ nga çdo maksimum nëse ka një të tillë. Ka edhe një shans 50/50 që dikush i lindur në 1940 në Mbretërinë e Bashkuar të arrijë moshën mbresëlënëse 125 vjeç. Kjo do të thotë se një 8-vjeçar sot është ende gjallë në vitin 2065.