Showbiz

Jason Statham dhe Rosie Huntington do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë mbrëmjen e ndërrimit të viteve

Ata kanë 8 vite lidhje, 1 vit fejesë dhe një vogëlush 18 muajsh që quhet Jack Oscar.

Marrëdhënia mes aktorit të famshëm Jason Statham dhe modeles Rosie Huntington-Whiteley ka shkuar për mrekulli këto vite por megjithatë në intervista të ndryshme ata janë shprehur se nuk besojnë tek martesa.

Çifti i mirënjohur duket se ka ndryshuar mendje dhe së fundmi kanë vendosur të organizojnë një ceremoni martesore natën e ndërrimit të viteve.

Për ta fakti që vogëlushi i tyre do të jetë pjesë e këtij gëzimi është një bekim shumë i madh. Dyshja përkatësisht 51 dhe 31-vjeç, kanë zgjedhur të kenë një ceremoni luksoze me familjen dhe miqtë e ngushë në shtëpinë e tyre në kodrat e Hollywood.