Showbiz

Jay Z dhe Beyonce, koncert kushtuar Aretha Franklin

Ditën e kaluar u lajmërua se këngëtarja legjendare e muzikës soul, Aretha Franklin është në një gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të sëmundjes së kancerit.

Personazhet e famshëm nuk kanë ngurruar ta mbështesin 76-vjeçaren si edhe familjen e saj të cilët kanë kërkuar të respektohet privatësia e tyre në këto ditë të vështira.

Jay Z dhe Beyonce i kanë kushtuar koncertin e tyre Aretha Franklin. Çifti i famshëm ende vazhdojnë turneun “On The Run II” dhe këtë herë ndalesa e tyre ishte qyteti i Detroitit, aty ku është edhe vendlindja e këngëtares së sëmurë.

“Shfaqja e sotme i kushtohet Aretha Franklin, të duam shumë dhe faleminderit për muzikën tënde të bukur” ,-tha Beyonce gjatë hapjes së koncertit.