Celebrities Gossip Showbiz

Jay-Z i bashkohet rrjetit social Instagram dhe arsyeja është se…

Pavarësisht se gruaja e tij, Beyonce numëron plot 216 milionë ndjekës në rrjetin e saj social Instagram ajo ndejk vetëm bashkëshortin e saj Jay-Z. Reperi 51-vjeçar iu bashkua këtij rrjeti social, të martën dhe tashmë ka grumbulluar mbi 1 milion ndjekës. Ndërkohë që edhe vetë ai po ashtu ndjek vetëm Beyonce-n, partneren e tij me të cilën është i martuar që nga viti 2008 dhe kanë tre fëmijë.

Qëllimi për të cilin i është bashkuar këtij rrjeti social ka qenë vetëm për të promovuar filmin e tij më të ri me titull ‘The Harder They Fall’, në të cilin ai ka qenë edhe producenti. Postimi i parë i reperit ishte një poster i ri për filmin, i cili debuton në gjigandin e ‘Netflix’ të mërkurën pas një shfaqjeje të kufizuar teatrale. Ai kishte shkruar vetëm:

The Harder They Fall.

Mendohet se Jay-Z thuhet se u pagua 297 milionë dollarë në lidhje me këtë projekt të tijin në bashkëpunim edhe me kompaninë e madhe ‘Netflix’. ‘The Harder They Fall’ është sipërmarrja e parë prodhuese e Jay-Z që nga ‘Darkest Before Dawn’, të cilën ai e prodhoi në vitin 2015 dhe ‘Annie’ gjithashtu po në të njëjtin vit.

Jay-Z do të prodhojë gjithashtu filmin biografik të shumëpritur të ‘Richard Pryor: Is It Something I Said?’ megjithëse nuk është ende e qartë se kur do të ecë përpara.

Rikujtojmë se vetë bukuroshja dhe partnerja e tij Beyonce u ofroi ndjekësve të saj në Instagram një mori fotografish të mrekullueshme gjatë kohës që ata të dy ishiin në qytetin e bukur të Venecia-s, në Itali. Duke mbajtur veshur një fustan majft të veçantë në ngjyrë blu dhe të bardhë, këngëtarja 40-vjeçare pozoi krahë bashkëshortit të saj, ndërkohë që ishin të ulur. Para se të hipte në varkën luksoze, Beyonce e ktheu suitën e saj të mrekullueshme të hotelit në një studio fotografike.