Gossip Showbiz

Jay Z irriton keq besimtarët myslimanë, çfarë ka bërë reperi?

Ai është një nga reperat më të famshëm në botë. Bëhet fjalë për Jay Z i cili së fundmi është fotografuar i veshur me një bluzë e cila mbante imazhin e xhamisë Riyadha, një xhami historike Keniane.

 

Pamjet e tij kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kanë revoltuar besimtarët myslimanë. Më 3 Prill, Xhamia Riyadha postoi një letër në faqen e saj në Facebook, duke thënë se komiteti i menaxhimit dhe besimtarët ishin të shqetësuar dhe të fyer nga fotot e Jay-Z të veshur me bluzë, e cila përmban një imazh të gjelbër të xhamisë.

Ne nuk e konsiderojmë këtë një nder, as një privilegj, për xhaminë historike dhe themeluesin e saj Habib Swaleh që imazhet e saj të portretizohen në një mënyrë të tillë. Prandaj, ne me mirësjellje ju kërkojmë që të tregoni respekt për xhaminë duke hequr portretin e xhamisë sonë në këmishë, për të na treguar që ju me të vërtetë i respektoni njerëzit e Lamu dhe xhamisë.

Rikujtojmë, se së fundmi producenti i njohur, Benny Blanco ka rrëfyer një ngjarje tepër të sikletshme gjatë një qëndrimi në shtëpinë e dy këngëtarëve me famë botërore në Hamptons, Beyonce dhe Jay Z.