Celebrities Gossip Showbiz

Jeni gati për surprizën më të fundit nga Nora Istrefi?

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jo pak herë na befason me ‘look-un’ e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Projekti më i fundit muzikor i bukuroshes ishte ai në bashkëpunim me artistin e ri në tregun tonë muzikor, Geskon. Vetëm një muaj më parë, këngëtarja publikoi ‘Me ty’, një këngë e cila u shoqërua me videoklip dhe mund të themi me plot gojë se nuk na zhgënjeu me pamjen e saj tejet sensuale ashtu si jemi mësuar tanimë ta shohim gjithmonë të kuruar.

E duket se Nora nuk ka të ndalur me surpriza për ndjekësit e saj duke lajmëruar një tjetër projekt muzikor me anë të një Instastory ku gjithashtu na ka zbuluar pak nga ajo çfarë ka përgatitur për ne. Deri më tani nuk kemi ende asnjë datë publikimi apo titull për këngën, megjithatë na mbetet të presim dhe pak…

Këngë e re!

E ftuar në “Më lër të flas” për herë të parë pas një kohe të gjatë ku divorci i saj me Robert Berishën ishte një ndër lajmet më të diskutuara në showbiz, më në fund këngëtarja rrëfeu gjëra që nuk i dinim.