Showbiz

Jennifer Aniston dhe Ellen DeGeneres vulosin miqësinë e tyre me një puthje

Ishte gjithçka që fansat e tyre po prisnin. Një puthje në buzë live në emision dhe kjo gjë sapo ndodhi -jeni të mirëpritur.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “The Ellen Show”, aktorja e famshme Jennifer Aniston pyeti drejtuesen e emisionit, Ellen DeGeneres dhe njëkohësisht edhe miken e saj se kur ishte hera e fundit që kishte puthur një mashkull.

E vënë aspak në siklet Ellen u shpreh se ajo puth meshkuj në buzë gjatë gjithë kohës duke e pyetur aktoren nëse ajo sikundër prezantuesja ka puthur ndonjë vajzë në buzë.

Dy miket më pas u afruan duke shkëmbyer një puthje live në emision, një moment epik që po përflitet shumë në media.