Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Aniston hap zemrën dhe flet për marrëdhënien toksike me mamanë e saj!

Ylli i serialit “Friends” Jennifer Aniston është një nga aktoret më të njohura në botë. Ajo është nominuar dhe ka fituar çmime të shumta si dhe është shfaqur në listat e grave më të njohura dhe më tërheqëse. Roli i saj si Rachel Green në shfaqjen ikonike “Friends” konsiderohet të jetë një nga personazhet më të famshme televizivë të të gjitha kohërave.

Prandaj, mund të jetë një fakt i vështirë për të besuar se pas një karriere dhe jete publike kaq të suksesshme qëndron një histori e ndërlikuar e fëmijërisë që Jennifer e cila nuk ishte e gatshme ta ndante deri vonë.

Ne ju njohim me historinë e marrëdhënies së Jennifer Aniston me nënën e saj dhe se si ndikoi kjo në jetën e saj.

Nëna e Jennifer ishte gati e përsosur dhe dëshironte që vajza e saj të ishte gjithashtu perfekte.

Mamaja e Jennifer, Nancy Dow, ishte aktore dhe modele. Ajo luajti në shumë shfaqje, përfshirë “The Beverly Hillbillies” dhe “The Wild Wild West”. Roli i Dow si prind ndikoi fuqimisht në mënyrën se si e rriti vajzën e saj. Jennifer kujton:

Ajo më thonte gjithë kohë: ‘Zemër, kujdesu më mirë për veten tënde’, ose ‘Zemër, kujdesu për fytyrën’.

Nancy po përpiqej ta bënte vajzën e saj perfekte:

Ajo ishte shumë kritike ndaj meje. Për shkak se ajo ishte një modele, ajo ishte e mrekullueshme, mahnitëse. Por unë thjesht nuk isha “Unë” kur isha me të. 

Nancy provokoi marrëdhëniet toksike me vajzën e saj.

Pasi prindërit e saj u ndanë, Jennifer mbeti me nënën. Marrëdhënia u përkeqësua ndërsa Nancy tentoi të linte pas dore emocionet e vajzës së saj.

Asnjëherë nuk më mësuan se mund të bërtisja. Njëherë, unë ngrita zërin tek nëna ime, i bërtita asaj, dhe ajo më shikoi dhe shpërtheu duke qeshur. Dhe kjo ishte si një ‘grusht’ në barkun tim.

Në vitin 1999 Nancy botoi një libër të quajtur “From Mother and Daughter to Friends: A Memoir”. Publikimi e lëndoi aq rëndë Jennifer sa që ajo nuk foli me nënën e saj për shumë vite. Ajo madje nuk e ftoi Dow në dasmën e saj me Brad Pitt. Marrëdhënia e tyre ishte shkatërruar plotësisht.

Nëna dhe Jennifer nuk u bashkuan deri pas shumë vitesh.

Pasi Jennifer u divorcua, ajo dhe Nancy filluan të rindërtonin lidhjen e tyre. Duke folur për ribashkimin e tyre, Jennifer tha:

Ka qenë vërtet bukur. Për ne ishte koha dhe do të ndodhte kur duhej të ndodhte. Janë si hapat e bebes.

Jennifer pranon gjithçka që ka ndodhur.

Nancy vdiq në vitin 2016. Më vonë, në vitin 2018, duke kujtuar nënën e saj, Jennifer pranoi se, pavarësisht se ishte e ashpër, nëna e saj gjithmonë dëshironte vetëm më të mirën për të.

Mamaja ime i tha ato gjëra sepse ajo vërtet më donte. Nuk ishte duke u përpjekur të ishte e keqe ose duke e ditur se do të krijonte disa plagë të thella që unë pastaj do të harxhoja shumë para për t’i zhbërë. Ajo ashtu ishte rritur. Unë mendoj se ajo po bënte më të mirën që mundej.

Tani, Jennifer është duke rindërtuar marrëdhënien me babanë e saj.

Humbja e përbashkët e bashkoi Jennifer me babanë e saj, aktorin televiziv John Aniston. Gjatë gjithë jetës së tyre, as marrëdhënia e saj me babain nuk ishte e qetë. Jennifer e kishte të vështirë të kalonte divorcin e prindërve të saj. Ajo dhe babai nuk u panë me njëri-tjetrin për një vit pas divorcit. Pastaj, ai ra në kontakt me të.

Ai më telefonoi një ditë dhe më tha:” Le të shkojmë të shohim The Fantasticks”. Kështu që konsumuam një darkë të vogël dhe pamë shfaqjen.

Tani, Jennifer dhe John janë pajtuar. Ata i telefonojnë shpesh njëri-tjetrin.

 

Rikujtojmë, se së fundmi një sekret befasues u zbulua në ribashkimin e serialit ‘Friends’ që i ka habitur të gjithë. Aktorët David Schwimmer dhe Jennifer Aniston zbuluan se në vitet e para të xhirimeve ishin të dashuruar me njëri-tjetrit.