Showbiz

JLo dhe Maluma do të performojnë për herë të parë së bashku në “AMA”

Ata janë dyshja më e njohur latine. Jennifer Lopez dhe Maluma në bashkëpunimin e tyre të fundit “Pa Ti + Lonely” kanë bërë namin në të gjithë botën. Projekti shumë i pëlqyer nga fansat, deri tani numëron më shumë se 47 milionë klikime në Youtube.

Por mesa duket pandemia i ka frenuar këngëtarët latinë të performojnë. Por, e dini që një event do t’i ngjisë të dy në një skenë?!

Është mësuar se Lopez dhe Maluma i janë bashkuar listës së këngëtarëve që do të performojnë në “AMA Awards”. Ata do të performojnë për herë të parë bashkëpunimin e tyre, që konsiderohet si bashkëpunimi më i suksesshëm i vitit për muzikën latine.

Ndërkaq producentët e eventit janë shprehur se: “Bashkëpunimi Lopez dhe Maluma thekson suksesin e pamohueshëm të muzikës latine këtë vit, pasi shfaqja gjithashtu ka zgjeruar kategoritë në të dy zhanret latine dhe Hip-Hop për t’ju përshtatur popullaritetit të saj të përgjithshëm”.

Këngëtarja e shumë hiteve botërore, nuk është e panjohur për skenën e “AMA”, sepse ajo ka prezantuar në vitin 2015 dhe u rikthye në 2018-tën për performancën e saj të “Limitless”. Ndërsa ky vit, do të shënojë debutimin e parë të Maluma-s në këtë skenë. Performues të tjerë në “AMA”, do të jenë këngëtarja shqiptare Dua Lipa, Bad Bunny, BTS, Lil Baby, Megan Thee Stallion dhe Shawn Mendes.