Showbiz

Jessie J mahnit Kinën, shpallet fituese e “X Factor”

Në Britani dhe Australi ajo ka qenë trajnere e spektaklit të talenteve  “The Voice” por këtë herë ka dashur të provojë edhe një herë ndjesinë e të qenit një konkurrente.

Këngëtarja e famshme Jessie J është bërë pjesë e “X Factor” në Kinë duke u shpallur fituese. Ajo ka qenë përballë zërave më të mirë Kinezë dhe përreth 3 muaj ka emocionuar publikun me performancat e saj.

Në finalen e “X Factor” ajo ka performuar këngën e Whitney Houston, “I Will Always Love You” duke i mahnitur të pranishmit në sallë dhe të gjithë ata që po e ndiqnin nga ekrani.

Marrja e kupës së këtij spektakli e ka bërë Jessie J të ndihet krenare për veten e për përkushtimin në këtë konkurs.