Celebrities Gossip Showbiz

“Jeta ime”, Samanta duket se ka një super surprizë për festat e fundvitit!

Samanta Karavella së fundmi ka qenë mjaft aktive me këngë të reja dhe duket se do të vazhdojë po kaq aktive pasi pritet të sjellë dy bashkëpunime të tjera. Pasi para pak kohësh na tregoi se po punon në të njëjtën studio muzikore me këngëtarin Ardit Çuni, ajo zbuloi se shumë shpejtë do të sjellë një këngë të re dhe burime për Prive kanë zbuluar se është një bashkëpunim me reperin Elinel.

Dhe teksa ishim duke pritur me padurim, pak ditë më parë Samanta ka zbuluar me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram se do të sjellë një album, një projekt të madh me të cilin ka punuar prej kohësh. Këngëtarja na ka zbuluar edhe vetëm titullin që është “Mama”.

E duket se një baladë shumë e bukur do të vijë si pjesë e këtij albumi. Pak minuta më parë, bukuroshja ka publikuar një sekuencë nga videoklipi dhe ka zbukuar datën e publikimit dhe titullin e këngës. “Jeta ime” është projekti i rradhës i artistes i cili do të publikohet ditën e mërkurë në orën 18:00.

Kënga e fundit e sjellë nga artistja është “Mama”, njëkohësisht edhe kënga e parë e albumit me po të njëjtin titull, e cila pak javë që është publikuar dhe ka mbi 1 milion klikime në YouTube. Në këtë projekt, Samanta doli pak nga kornizat e saj, ku jemi mësuar ta shohim ose me këngë dashurie ose që na bëjnë të kërcejmë, duke sjellë një këngë me një mesazh shumë të fuqishëm.