Pasò Sport

Jetmir Halilaj: “Unë si gazetar kam qenë dëshmitar i ‘teatrove me mbathje’!”

Në të premten sportive sot në “Pasó” ishte i ftuar në një lidhje telefonike gazetari Jetmir Halilaj. Ai diskutoi për ndeshjet e javës dhe rezultatet e tyre.

I pyetur për cilësinë e këtij kampionati, duket se Halilaj nuk është edhe aq i kënaqur.

I rivalizuar ka qenë. Por fakti që ka qenë i rivalizuar, nuk do të thotë që ka qenë edhe i bukur edhe i mirë.

Gjithashtu, Halilaj nuk humbi rastin të thumbojë presidentët e ekipeve shqiptare. Ai mendon se çdo tolerim apo neglizhencë vjen fillimisht falë tyre.

Që mund të ketë patur tolerime, nuk e vëmë dorën në zjarr… Duhet të kuptojmë që tolerimet nuk i bëjnë futbollistët, por presidentët… Tolerimet në Shqipëri nuk bëhen pa ‘bekimin’ e presidentëve.

Unë dyshimin e kam gjithmonë, sepse si gazetar kam qenë dëshmitar i ‘teatrove me mbathje’.