Sport

Jo vetëm Leao, Milani rrezikon të humbasë një tjetër yll gjatë merkatos së verës…

PSG mendohet se ka identifikuar lojtarin e Milanit, Rafael Leao. 24-vjeçari ka shfaqur një formë jokonsistente këtë sezon, pasi ka shënuar vetëm tre herë dhe ka bërë gjashtë asistime në 20 ndeshjet e tij në Serie A. Por siç duket Milani rrezikon të humbasë shërbimet e një tjetër lojtari të rëndësishëm në merkaton e verës.

Agjenti italian Vincenzo Morabito mendon se pjesa e dytë e sezonit do të jetë ‘vendimtare’ për zgjatjen e kontratës së sulmuesit Olivier Giroud dhe këmbëngul se francezi nuk është shumë i interesuar për para. Kontrata e Giroud me Milanin skadon në qershor 2024, por të dy palët nuk kanë diskutuar ende një marrëveshje të re. Ka raportime se ish-sulmuesi i Chelsea dhe Arsenal mund të transferohet në MLS gjatë verës, dhe Morabito, një agjent italian dhe ndërmjetës për fituesin e Kupës së Botës, nuk garantoi se 37-vjeçari do të qëndrojë në San Siro përtej verës. “Pjesa e dytë e sezonit do të jetë vendimtare”, deklaroi ai për Radio CRC të martën, siç citohet nga Calciomercato.com. “Ai ndihet mirë në Milano, por duhet të marrë parasysh edhe familjen e tij. Ai hoqi dorë nga paratë nga Arabia Saudite sepse nuk është shumë i interesuar për para dhe sepse ka një kontratë të rëndësishme, por mendoj se duhet të presim. Ndërkohë, ai do të japë gjithçka për Milanin”.

Giroud është golashënuesi më i mirë i Milanit këtë sezon me 12 gola dhe nëntë asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat. Ai iu bashkua kuqezinjve nga Chelsea në vitin 2021, duke fituar titullin e Serie A në sezonin e tij të parë me kuqezinjtë. Giroud ka shënuar 44 gola në 112 paraqitje me Milanin. Kuqezinjtë janë lidhur me disa sulmues për sezonin 2024-25 , duke përfshirë Jonathan David të Lille dhe Benjamin Sesko të RB Leipzig.