Celebrities Live From Tirana

Jo vetëm në “Ndryshe”, Visjan Ukcenaj do ta shohim edhe në show-n e njohur të humorit!

Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe… Shkundja sarkastike e realitetit politik dhe social që jetojmë vjen në emisionin “Ndryshe” çdo të martë në orën 18:00 në valët e Top Albania Radios.

Pse Shqipëria është kjo që është, pse shqiptarët janë siç janë, një vështrim plot humor mbi jetën që bëjmë që do t’ju sjellë gjendje të mirë shpirtërore përpara se të mbyllni ditën tuaj. Adi Pojana, Salsano Rrapi, Anxhela Baxhija dhe Dj Vini sjellin këtë sezon një risi në program.

Atyre do t’iu bashkohet në moderimin e “Ndryshe” dhe aktori i njohur i humorit Visjan Ukcenaj. I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, Visjani ka shprehur emocionet e tij dhe jo vetëm…

Jam i lumtur që do jem aty. Është një risi. Do të ketë dosa ngjyra të reja si emision. Do të ketë aktualitetin, por mbi të gjitha do të jetë futja e personazheve të ndryshme që do flasin për problematika të ndryshme, duke u bërë pjesë e këtij formari. “Ndryshe” do të jetë më ndryshe. Mendonim se kimia ishte notën kaluese, por kur e provuam dje morëm notën 10.

Visjan Ukcenaj konfirmoi gjithashtu dhe një tjetër lajm të madh për karrierën e tij. Jo vetëm në Top Albania Radio, por duke filluar nga muaji tetor, ai do të jetë gjithashtu pjesë e emisionit më të madh të humorit, “Portokalli” në Top Channel. Për sa i përket projekteve të tij të reja, ai u shpreh se është ende i fokusuar në sezonin e ri të “Portokalli” dhe do të na duhet të presim dhe pak.