Showbiz

Joe Jonas dhe Sophie Turner publikojnë foton e parë të dasmës së tyre

Ata u martuan të shtunën e kaluar në një ceremoni madhështore në “Château du Martinet” në jug të Francës.

Edhe pse disa foto të ceremonisë u shpërndanë menjëherë online, askush nuk guxoi të shfaqte çiftin e famshëm.

Ata u siguruan që çdo gjë të ishte perfekte pas martesës private në Las Vegas ku të ftuarit nuk u munduan aspak të ruanin privatësinë e tyre duke zbuluar gjithçka online.

Ditën e sotme aktorja 23-vjeçare dhe këngëtari 29-vjeçar ndanë me ndjekësit e tyre një foto të ëmbël ku po largoheshin nga altari pasi i thanë njëri-tjetrit ‘po’.

Kjo foto është bërë menjëherë virale duke marrë gjithashtu mijëra urime nga fansat.