Lifestyle

Ju ndodh të trembeni teksa flini?! Nuk jeni të vetmit, ja pse ndodh kjo!

Sa herë jeni trembur në gjumë dhe jeni zgjuar të frikësuar, sepse nuk e keni ditur se ku gjendeni? Edhe pse kjo përvojë mund të jetë mjaft e pakëndshme, duhet ta dini patjetër se nuk është e rrezikshme. Madje 70 % e njerëzve e kanë përjetuar këtë fenomen i cili quhet hov hipnik.

Ky hov shfaqet befas dhe mund të përfshijë gjithë trupin apo pjesë të trupit dhe e ndjeni si goditje elektriciteti apo keni ndjenjë që po rrëzoheni, ka shpjeguar doktor Ray Dasgupta. Hipnoza më së shpeshti ndodh në kalimin midis zgjimit dhe gjumit dhe nuk është e pazakontë që ajo të ndodhë në faza të ndryshme të gjumit.

Ende nuk është plotësisht e qartë pse ndodh, por shumë shkencëtarë e konsiderojnë atë një shenjë evolucionare dhe e lidhin atë me të kaluarën e largët kur një njeri flinte në një pemë dhe një hov gjatë gjumit do ta pengonte atë të rrëzohej. Ja se cilat janëarsyet që ky hov hipnik ndodh më së shumti…

1. Pagjumësia

Cilësia e keqe e gjumit do të thotë se nuk merrni fazë të thellë gjumi REM e cila është restorative. Ndonëse kaloni 7 deri në 9 orë në shtrat, aq sa rekomandohet, ndoshta zgjoheni të pangopur me gjumë dhe jeni të përgjumur gjatë ditës.

2. Kafeina

Stimuluesit, siç janë kafeina dhe nikotina, gjithashtu kanë të bëjnë me hovet hipnike. Dhe nuk është për t’u habitur që mungesa e gjumit dhe konsumimi i kafeinës mund të shkojnë njëra pas tjetrës.

3. Apnea

Duke qenë se hovet hipnike ndodhin gjatë kalimit midis zgjimit dhe gjumit, probabiliteti më i madh është se do të shfaqen nëse keni apnea, gjendje e shënuar me ndërprerje të shkurtra të frymëmarrjes gjatë natës, gjë që shkakton zgjime të shpeshta.

4. Stresi

Stresi emocional dhe mendor mund të shkaktojë dridhje hipnike.