Celebrities Gossip Music Showbiz

Ju njohim me artistin më të certifikuar në historinë e RIAA!

Eminem është bërë artisti më i certifikuar në historinë e Shoqatës së Industrisë së Regjistrimit të Amerikës. Lajmin e ndau RIAA në një deklaratë për shtyp, pasi Eminemi fitoi 73.5 milionë njësi të reja të certifikuara. Me certifikatat e reja të Programit Gold & Platinum, reperi ka fituar 227.5 milionë çmime RIAA në karrierën e tij, 166 milionë certifikime teke dhe 61.5 milionë certifikime albumesh. Kryetari i RIAA, Mitch Glazier u shpreh se:

Këto çmime njohin përkushtimin e palëkundur të Eminemit ndaj profesionit të tij dhe lidhjen e qëndrueshme që ai ka krijuar me fansat gjatë 20 vjetëve të fundit. Me shpalljen e sotme, Eminem bëhet artisti më i certifikuar në historinë e programit tonë dhe shton një album të tretë të rrallë. Urime Eminemit dhe të gjithë ekipit të tij të labelit që e kanë vendosur shiritin më lart se kurrë.

Rikujtojmë që RIAA krijoi programin Gold & Platinum Awards në 1958 për të nderuar artistët dhe për të krijuar një standard për të matur suksesin e një regjistrimi zanor. Sjellim në vëmendje se Eminem ishte një nga shumë artistët që ndezi skenën gjatë pjesës së parë në ‘Super Bowl’. Por nuk ishte performanca e hitit të tij të vitit 2002 “Lose Yourself” që tërhoqi vëmendjen e fansave, ishin vetullat e tij që dukeshin shumë të errëta. Njerëzit në rrjetet sociale nuk humbën kohë për të shprehur konfuzionin e tyre për pamjen e re të reperit.