Sport

Ju njohim me kampionin e ri botëror në shah!

Ding Liren nga Kina është kampioni i ri botëror i shahut pasi mposhti kundërshtarin e tij rus në ndeshjen e fundit të “tie-break”-it të Kampionatit Botëror FIDE 2023. Pas barazimit 7-7, në “tie-break” prej 4 ndeshjesh, Ding përfitoi nga presioni i kohës së kundërshtarit të tij dhe fitoi ndeshjen e fundit.

Përveç trofeut kampion bote, Ding do të marrë 1.1 milionë euro për fitoren e tij. Mjeshtri kinez i merr kurorën pesë herë kampionit botëror Magnus Carlsen nga Norvegjia, i cili njoftoi në korrik se nuk do ta mbrojë më titullin këtë vit. Ding u ftua në turne vetëm në minutën e fundit për të zëvendësuar rusin Sergei Karjakin, i cili u përjashtua nga Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE) për mbështetjen e tij për pushtimin rus të Ukrainës.