Celebrities Gossip Showbiz

“Ju tregoj për sa kohë…”, Bora Zemani nënë për herë të dytë? Ja çfarë na zbulon moderatorja!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Prej disa kohësh Bora është aluduar për një shtatzani të mundshme dhe gjithmonë është mohuar nga moderatorja. Së fundmi Bora ka bërë një postim në Instastory në palestër, ku ka treguar peshën e saj aktuale dhe se shpesh herë do të na tregojë ecurinë në mënyrë që të mos ketë vend për aludime për shtatzani.

Ju tregoj për sa kohë do ndryshoj. Që mos të kemi më lajme shtatzënie

Bora dhe Donaldi kanë qenë të ftuar në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës. Bora mori vëmendjen e të gjithëve me ‘look-un’ e saj, ku kishte zgjedhur një fustan saten ngjyrë rozë, të gjatë deri në fund të këmbëve dhe me flokët e kapura. Tashmë në rrjete sociale është gjetur nga fansat se sa ka kushtuar ky fustan dhe shifra është 325 dollarë.