Showbiz

Jude Law i jep fund beqarisë

Aktori i famshëm britanik Jude Law sapo ka lidhur kurorë me partneren e tij duke i dhënë fund beqarisë…sërish!

46-vjeçari u martua në gjykatën e Londrës me partneren e tij 32-vjeçare, Philipa Coan e cila është psikologe.

Çifti konfirmuan lajmin e shumëpritur ditën e martë dhe tashmë ata janë burrë e grua pas një lidhjeje 4-vjeçare.

Kjo është martesa e dytë e yllit të hollivudit pasi më parë ai ka qenë me aktoren Sadie Frost me të cilën ka edhe 3 fëmijë. Ai gjithashtu ka edhe 2 fëmijë të tjerë nga lidhjet jashtëmartesore.