Showbiz

Jude Law flet për herë të parë për filmin që parashikoi pandeminë

Nëse ende nuk e keni parë “Contagion” atëherë pandemia e Covid-19 nuk ka ndikuar aspak tek ju.

Ajo çfarë po përjetojmë këtë periudhë është shpërfaqur më së miri në filmin e vitit 2011 i quajtur “Contagion”.

Filmi ka të bëjë me zbulimin e një virusi vdekjeprurës që shumë shpejt u përhap thuajse në të gjithë botën duke u kthyer në pandemi.

Papritur realiteti i ri i gjeti njerëzit duke mbajtur distancë nga njëri-tjetri, me maska dhe doreza kudo dhe një luhatje të madhe të ekonomisë globale. E frikshme apo jo?!

I ftuar në Jimmy Fallon, Jude Law aktori protagonist i “Contagion” foli për herë të parë se si filmi ka parashikuar të ardhmen.

“Më dukej e çuditshme që njerëzit po e shikonin filmin në mase gjatë karantinës ndërkohë që është prodhuar në 2011-ën. Më kujtohen komentet e mjekve dhe virologëve që na këshillonin gjatë xhirimeve. Ata thonin që shpërthimi i një pandemie globale është vetëm çështje kohe. Tani ja ku jemi” –u shpreh ylli britanik i filmit.