Celebrities Gossip Magazine

Justin dhe Hailey Bieber kombinojnë veshjet si një çift ‘tipik’ shqiptar!

Këngëtari Justin Bieber ka marrë gjithë vëmendjen e medieve gjatë një eventi për lançimin e produktit të ri “Rhode” të Hailey Bieber. Shkak është bërë veshja e tij sportive gri, e kombinuar me një kapele rozë, shapka të verdha dhe një palë çorape të bardha.

Nga ana tjetër Hailey është shfaqur me një fustan elegant të kuq. Ngjarja u zhvillua në mënyrë të përshtatshme në Krispy Kreme të Nju Jorkut të hënën. Modelja 26-vjeçare kishte veshur një minifustan të kuq pa rripa nga Ermanno Scervino, të cilën e kishte kombinuar me një palë vathë të kuq, me taka të markës Maison Ernest dhe një çantë Ferragamo.

Ndërsa dyshja – e cila u martua në shtator 2018 – mund të ketë zgjedhur atmosfera të ndryshme të hënën, Hailey shpesh ka gjetur frymëzim në stilin e Justin. Në qershor, ajo ndau një look që krijoi me veshjet e këngëtarit. “Veshje nga dollapi i burrit”, shkroi ajo përmes Instagram Story, ku shfaqej duke tundur një xhaketë të Justin, një bluzë me vija dhe pantallona të shkurtra pambuku.