Botë e Çuditshme Lifestyle

Ka 6 gra dhe kërkon fëmijë me secilën prej tyre nëpërmjet nënave surrogate!

Një burrë me 6 gra thotë se ka në plan të bëjë fëmijë me secilën prej tyre nëpërmjet nënave surrogate në mënyrë që asnjëra prej tyre të mos ndihet e lënë anash. Arthur O Urso, 37-vjeç, nga Sao Paulo, Brazil, ka 198 mijë ndjekës në rrjetet sociale. Sao kishte gjithsej nëntë gra por vitin e kaluar ai u divorcua nga tre prej tyre.

Tani, ai aktualisht është ‘i martuar’ me Luana Kazakin, 27-vjeçe, Emelly Souza-n, 21-vjeçe, Valquiria Santos, 24-vjeçe, Olinda Maria, 51-vjeçe, Damiana, 23-vjeçe dhe Amanda Albuquerque, 28-vjeçe. Por, Arthur shpreson të zgjerojë familjen duke bërë fëmijë, ku ai dhe gratë e tij do t’i bëjnë përmes nënave surrogate.

Unë nuk dua të shqetësoj asnjë nga gjashtë gratë e mia duke zgjedhur se cila do të mbetet shtatzënë e para, kështu që ne kemi zgjedhur një rrugë tjetër, atë të nënave surrogate.

Arthur i cili ka një vajzë 10-vjeçare nga një lidhje e mëparshme vuri në dukje se ai kurrë nuk kishte përjetuar ‘diçka të tillë’.

Nuk kam kaluar kurrë diçka të tillë, kështu që është hera e parë. Ne jemi shumë të shqetësuar, por të emocionuar për të realizuar këtë ëndërr për të pasur një fëmijë.

Influenceri shpreson të mirëpresë një djalë. Ndonëse dëshiron të ketë një fëmijë me secilën grua, ai po planifikon të përdorë vezën e gruas së tij të parë, Luanës, për implantimin fillestar.