Lifestyle Love & Sex

Ka disa mënyra për të dalluar nëse dikush ju pëlqen, niseni fillimisht me këtë…

Ka shumë mënyra për të dalluar ndryshimin midis mënyrës se si njerëzit shkruajnë kur ju pëlqejnë kundrejt asaj se si ata shkruajnë kur thjesht bisedojnë si një mik. Për këtë ju ndihmon deshifrimi i mesazheve dhe mënyra e të shkruajturit. Dërgimi i mesazheve nuk është në të vërtetë mënyra më e mirë për të komunikuar veçanërisht kur bëhet fjalë për ndarjen e ndjenjave ndaj dikujt.

Në bisedat virtuale, është kaq e lehtë të humbasësh një shaka, të keqkuptosh qëllimet e dikujt, apo edhe të humbasësh faktin se ata po flirtojnë. Por nëse e dini se çfarë të kërkoni, shenjat do të jenë aty. Dr.Holly Schiff, një psikologe klinike e licensuar thotë se:

Kur dikush ju pëlqen, zakonet e tyre në shkrim patjetër që do të ndryshojnë.

Këtu janë disa mënyra sipas ekspertëve për të kuptuar nëpërmjet mesazheve nëse dikush ju pëlqen:

1.Përgjigjet shpejt

Është një shenjë e shkëlqyeshme nëse partneri juaj i mundshëm, bën përpjekje të shkruajë sa më shpejt që të jetë e mundur. Në fakt, Schiff thotë se një nga shenjat më të sigurta në mesazhe që tregojnë se dikush ju pëlqen, është përgjigjia e shpejtë. Është një mënyrë që mund të tregojë se ke përparësi në jetën e tij ose saj. Gjithashtu një shenjë tjetër është kur kënaqen dhe duan të vazhdojnë bisedën me ju.

2.Tekstet janë tërheqëse

Nuk përgigjen vetëm me një fjalë si: ‘po’ ose ‘nuk e di’. Në vend të kësaj, do të tregojnë se si ndihen, do t’ju tregojnë gjithçka për ditën e tyre dhe më e rëndësishmja do të bëjnë pyetje në lidhje me jetën tuaj. Në thelb, bisedat do të jenë më të thella dhe kuptimplota dhe do të duket se ka një lidhje në horizont.

3.Gjithnjë ju njofton kur është i/e zënë

Nëse dikush ju pëlqen, ata do ta bëjnë të qartë kur do të jenë të padisponueshëm, ndoshta sepse janë duke punuar, duke shkuar për të fjetur ose kur janë me miq, në vend që thjesht t’ju lënë duke pritur përgjigjen e tyre.

4.Fillon të përdorë përemrin ‘ne’

Siç thotë eksperti i marrëdhënieve Gary W.Lewandowski: “Ky përemër ka një kuptim më të madh të një çifti ose identiteti të përbashkët, ose atë që studiuesit e quajnë ndërvarësi konjitive.”

5.Përdor pseudonime

Nëse përdorni pseudonime të lezetshme ose qesharake për njeri-tjetrin do të thotë se ka emocion.

6.Përdorimi i emoj-it me zemër

Mund të duhet një lloj guximi kur i dërgon dikujt një emoj-i me zemër, kështu që nëse e bëni, do të thotë që ka diçka pas saj.

7.Teksti i parë në mëngjes dhe i fundit në dark

“Mbani shënim kohën kur dikush ju dërgon mesazhe”,- thotë për Bustle psikologu i certifikuar Randi Levin. “Nëse dikush po fillon ose po përfundon ditën e tij me ju ose shfaqet vazhdimisht gjatë gjithë ditës për të thënë vetëm një përshëndetje, ju jeni më domethënës për ta sesa mund të kuptoni”.

8.Kërkon më tepër se sa thjesht mesazhe

Përveç dëshirës për të folur vazhdimisht, mund t’ju kërkojë biseda ne Facetime apo edhe takime reale. Kjo tregon një interes më të lartë, pasi po ju dedikon kohë dhe energji. Nëse vëreni ndonjë nga këto zakone, do të thotë se mund të jeni drejt një romance. Por mos u nxitoni! Përpiquni të merrni më shumë kohë përpara se ta përcaktoni si është kjo marrëdhënie. Deri atëherë, shijoni momentin!