Celebrities Gossip Showbiz

Ka kërcënuar Bill Gates?! Detaje të reja në lidhje me raportin e shumëpërfolur të miliarderit me Jeffrey Epstein!

Financieri i ndjerë Jeffrey Epstein, i cili kreu vetëvrasje në qelinë e tij, ndërsa ishte në pritje të gjyqit për trafikim seksual të fëmijëve, duket se e ka kërcënuar Bill Gates dhe ka tentuar ta shantazhojë atë nëpërmjet e-mailit për lidhjen e tij jashtëmartesore me një ruse. ‘Wall Street Journal’ e zbuloi këtë në një artikull të fundit të një serie artikujsh mbi rrjetin e kontakteve të Epstein.

Pasi zbuloi lidhjen e supozuar të bashkëthemeluesit të Microsoft me Mila Antonova, e njohur në vitin 2010 kur ajo ishte 20-vjeçe, financuesi i kërkoi Gates t’i rimbursonte shpenzimet e bëra për ndjekjen e të resë në një shkollë programimi softuerësh. Kjo ndodhi pasi nuk arriti të bindte Gates që të mbështeste financiarisht një fondacion bamirësie të krijuar për të rivendosur një reputacion të dëmtuar nga një dënim i mëparshëm për abuzim seksual të një të mituri.

Gates, duket se është penduar për miqësinë me financierin e akuzuar për pedofili, Jeffrey Epstein. Gjatë një interviste për një televizion australian, Gates tha se nuk duhet të kishte darkuar me Epstein. Gates dhe Epstein ishin takuar disa herë që prej vitit 2011. Por Gates ka deklaruar më parë për CNN se takimet kanë qenë vetëm darka pune për të diskutuar rreth ndonjë mundësie për të bërë bamirësi. Gates gjithashtu mohoi të ketë pasur ndonjë lidhje mes Epstein dhe fondacionit që ai drejton bashkë me ish-bashkëshorten.