Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Kanye West emocionon me gjestin e tij, së shpejti një sfilatë ku modelë do të jenë të pastrehët!

Së fundmi reperi i njohur Kanye West ka një ide të re për të trajtuar krizën e të pastrehëve në Los Angeles. Ai dëshiron që të pastrehët të kenë përvojë në modelimin e linjës së rrobave që ka krijuar. Aktualisht, Kanye po punon në Javën e Modës të markës së veshjeve të rrugës, “Skid Row”, në një bashkëpunim të ri dhe shfaqje mode me qëllimin përfundimtar për të ndihmuar të pastrehët.

David Sabastian, themeluesi i Javës së Modës “Skid Row,” ka zbuluar se u takua me Kanye në fillim të këtij muaji dhe të dy vendosën të krijojnë një bashkëpunim veshjesh të Javës së Modës në ‘Yeezy X Skid Row’. Themeluesi, thotë se kompania e tij do të dhurojë një pjesë të të gjitha shitjeve për të ndihmuar ata që jetojnë në ‘Skid Row’ dhe fabrika që prodhon rrobat do të punësojë të pastrehët.

Përveç kësaj, bashkëpunimi me Yeezy do të përdorë 100% të të ardhurave për të ndihmuar të pastrehët. Linja e modës do të shfaqet më 22 shkurt dhe thuhet se paratë nga shitjet do të ndihmojnë të punësojnë shumë njerëz. Siç ishte raportuar më parë, Kanye, është takuar me drejtuesit e qytetit të Los Angeles, për të diskutuar mënyrat për të zgjidhur krizën humanitare dhe duket se ky do të jetë vetëm fillimi i punës.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se Ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian thuhet se nuk është duke komunikuar fare me ish-bashkëshortin e saj, Kanye West. Ajo thjesht dëshiron të eci pëpara bazuar intervistës së fundit të Kanye, ku ai foli për betejat që po përballet me Kim dhe gjithashtu pretendon se nuk u lejua të dinte se ku po mbahej festa e 4-të e ditëlindjes së vajzës së tyre, Chicago. Disa burime pranë Kim Kardashian për “HollywoodLife” thanë dhe shpjeguan pse Kim ka vendosur të ndjekë rrugën më korrekte kur bëhet fjalë për Kanye.