Aktualitet Politikë

Kaosi në Kuvend, PS-ja kërkon përjashtimin e deputetëve Noka, Bardhi, Nallbati e Dogjani!

Partia Socialiste kërkon përjashtimin e katër deputetëve të opozitës, të cilët edhe në seancën plenare të 5 shkurtit vijuan me skenarin e bllokimit të punës në Kuvendin e Shqipërisë. Pas kaosit në atë seancë dhe bllokimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, PS kërkon “ndëshkimin” e Gazment Bardhit, Flamur Nokës, Bledion Nallbatit e Asllan Dogjanit.

Deputetët e grupit Berisha-Bardhi kanë deklaruar se nuk do të heqin dorë nga kaosi, ndërsa pas çdo seance të bllokuar, maxhoranca kërkon përjashtimin e tyre. Prej gati tre muajsh në Kuvend nuk po zhvillohen seanca normale. Ndërkaq, pritet që nesër në sallë të mungojnë edhe 19 deputetët e përjashtuar në datën 29 janar.

Pr/ligji për Lojrat e Fatit dhe pr/ligji i Dekoratave, i cili u kthye në Kuvend nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pritet të votohen në seancën e nesërme në Kuvendin e Shqipërisë.  Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00 ndërsa deputetët e Bardhit dhe të Berishës pritet që të përsërisin bllokimin që të mos lejojnë një seancë normale.

Rendi i ditës

3. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Evropian, i cili përfaqëson Bashkimin Evropian, për Programin e Bashkëpunimit (Interreg VI-A) IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi (Adriatiku Jugor) 2021-2027”

4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021-2027”. 5. Projektligj “Për Ratifikimin e Marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”

6. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, për mbrojtjen shoqërore”

7. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë 2021-2027”

8. Projektligj “Për ratifikimin e protokollit ndryshues të marrëveshjes, ndërmjet palëve të Konventës së Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore për Shkëmbimin e Automatizuar të Dhënave të ADN-së, Daktiloskopike dhe të Dhënave të Regjistrimit të Automjeteve, të ratifikuar me ligjin nr.13/2019”

9. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

10. Projektligj “Për miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë”. 11. Projektligj “Për strategjinë e mbrojtjes së mjedisit detar të Republikës së Shqipërisë

12. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”””” 13. Dekreti nr. 10, datë 13.1.2023 “Për kthimin e ligjit nr. 93/2022 “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë.

14. Projektvendim “Për miratimin e planit vjetor 2024 për zbatimin e Programit të Statistikave Zyrtare 2022-2026.

15. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.