Celebrities Gossip Showbiz

“Karma” e Dafinës u publikua dhe mbart një mesazh shumë të fuqishëm!

Dafina Zeqiri prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ka sjellë aq shumë hite dhe inovacione në tregun tonë sa nuk numërohen. Së fundmi këngëtarja thuajse çdo ditë është në portale e media, pasi albumi që ajo po lançon ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut.

“Dafinë moj” është i mbushur me bashkëpunime, por ka dhe këngë solo të këngëtares siç është “Karma” që Dafi publikoi vetëm para pak orësh. Në fakt kjo këngë është pak më ndryshe se projektet e fundit muzikore të saj të cilat kanë qenë me ritme verore ose këngë të qeta dashurie.

Kur jeton mirë dun me t’pas shoqe, kur jeta o’vështir s’dun me të pa nëpër qoshe.
Marre mos të vjen për atë që e bone, marre le të vjen nëse u dorëzove
Se sa herë kane dasht me më me m’fshi me vija
Veç ma shumë mu, mu ka rrit dëshira,Edhe nëse keq ti mu m’mban
Prapë unë jam më e mira
E njejtë, hala e njejtë. Gjithmonë është dikush që merr vëmendjen tu thon diçka keq
E ti mos u prek,njeki ondrrat e tuja kur emri Karma ka me ti kthy krejt 

Me anë të këtij teksti në këngën e saj më të re Dafi i jep forcë dëgjuesve të mos dorëzohen, pasi edhe pse gjithmonë do jetë dikush që do flasi keq duhet të ndjekësh ëndrrat e tua.

Të gjithë u emocionuan nga fakti se  dyshja Tuna-Dafina po rikthehet fuqishëm. Pak kohë kishte që kur dy këngëtaret rregulluan marrëdhënien e tyre pas një ‘armiqësie’ disa-vjeçare. E mesa duket, kjo armiqësi u kthye në një shoqëri, shumë të mirë madje. Pas bashkëpunimit të tyre para plot 11 vitesh, nuk dihet se çfarë ndodhi, por mesa duket tanimë artistet i kanë marrëdhëniet më të mira se kurrë.

Përpos bashkëpunimit me Tunën, Dafina ka bërë me dije dhe shumë bashkëpunime të tjera që do të mbajë “Dafinë moj” me këngëtarët më në zë të showbiz-it si, Mc Kresha, Elinel, Argjentina Ramosaj, RON, Lumi B, Buta dhe nuk mund të mungonte gjithashtu një bashkëpunim me të dashurin e saj të zemrës, Dj Geek.