Celebrities

Kartolina e urimit të festave të familjes Baldwin, shumë larg perfektes në një 2021 të zi!

Bardh e zi është kartolina e urimit të festave të fundvitit për familjen Baldwin. Hilaria e Alec pozojnë me fëmijët e tyre Carmen, 8; Rafael, 6; Leonardo, 5; Romeo, 3; Eduardo, 1 e Lucia, 1. Hilaria shkruan:

Foto pak e egër, shumë e çlirët e perfekte në mungesën e perfeksionit!

Nuk ka dyshime se për foton e postuar në rrjetet sociale, Hilaria aludon për vitin e vështirë që po lënë pas, pas vrasjes aksidentale në sheshin e xhirimit të filmit “Rust” të Drejtores së Fotografisë, Halyna Hutchins.

Të paktën për 56-vjeçarin, 2021 është një vit për t’u harruar ndërsa ende vijon të përballet me pasojat e tragjedisë së ndodhur gjatë xhirimeve në Nju Meksiko.

Bashkëshortja Hilaria, në asnjë moment nuk është tërhequr nga mbështetja publike për aktorin hollivudian. Madje, përkrahja kulmoi me deklaratat e forta pas intervistës për George Stephanopoulos në ABC News, ku Alec shpërtheu në lot.

Kisha frikë të të hapesha, pasi pashë shpirtin tënd të shtypur, shëndetin tënd mendor të dëmtuar, nga një dhembje e paimagjinueshme. Në shumë raste pyes sa mund të duroj një trup e një mendje. Nuk dua të të humbas. Alec, jam këtu për të të shëruar dhembjen, për aq sa mundem. Nuk po iki në asnjë vend. Le të shohim përpara për të vazhduar të jemi Alec e Hilaria, të rrëmujshëm, me emocione të forta, por me shumë, shumë dashuri, deri në fund.