Showbiz

Katy Perry dhe Orlando Bloom një takim emocionues me Papën

Dy personazhet e famshëm të cilët ka vetëm pak javë që i janë rikthyer lidhjes së tyre po shijojnë disa ditë pushimi në Itali dhe nuk kishin ndërmend të largoheshin pa takuar Papa Françeskun.

Ata kanë qenë pjesë e një konference ndërkombëtare për mjekësinë rigjeneruese dhe siç e kërkon protokolli janë shfaqur me të zeza. Në Selinë e Shenjtë, Orlando Bloom dhe Katy Perry ishin mes mjekëve, shkëncëtarëve, filantropëve dhe funksionarëve të tjerë qeveritarë të cilët parën fatin e mirë të takonin personalisht Atin e Shenjtë.

Perry është rritur në një familje ku praktikohet feja e Krishterë ndërsa aktori i famshëm edhe pse është Budist e ka shoqëruar me kënaqësi partneren e tij në këtë takim. Ata janë shfaqur shumë të emocionuar teksa kanë postuar momente të ndryshme të kësaj konference edhe në rrjetet sociale.