Aktualitet

KED zgjedh sot emrat e gjyqtarëve të rinj për në Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zgjedh sot emrat e gjyqtarëve të rinj për në Gjykatën Kushtetuese që do të plotësojnë dy vakancat e krijuara prej dy vitesh. Eugen Papandile dhe Zhaklina Peto u rikthyen në garë me vendim gjykate, ndonëse të skualifikuar më herët nga KED-i.

Po ashtu garojnë Altin Binaj, Aleksandër Toma, Ilir Haznedari, Orkida Totojani. Gjithashtu Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka hapur dritën jeshile dhe kandidates Sonila Bejtja.